Laporta ngacmon tifozët: Dua që Messi ta përfundojë karrierën në Barcelonë

Zhoan Laporta e ka shprehur haptazi dëshirën që Lionel Mesi ta përfundojë karrierën e tij në Barcelonë. Në një intervistë të dhënë së fundi ai u shpreh se kjo është aspirata e tij dhe e klubit.

“Ndihem borxhli ndaj Leo Messit. Do të doja që fundi i karrierës së tij të ishte te Barcelona me duartrokitje në çdo stadium. Unë mendoj se ne mund ta bëjmë atë të ndodhë. Kjo është aspirata jonë, qëllimi im me Leon është i qartë”, tha mes tjerash Laporta.

Mesi u largua nga Barcelona në sezonin e kaluar, pas shumë viteve të suksesshme me katalunas.

LEXO EDHE:

Back to top button