Laporta: Një nder për ne që Gudogan ka vendosur të luajë për klubin tonë

Kampion i freskët i Evropës me Mançester Sitin, Ilkaj Gundogan ka përfunduar në Kataluni dhe sot u prezantua nga presidenti Zhoan Laporta në fillimin e përgatitjeve të gjigantit katalunas.

“Ishte kërkesa e parë e Çavit. E ke preferuar prestigjin e historisë së Barcelonës përpara propozimeve dhe ofertave të tjera. Është një nder për ne që ke vendosur të luash për klubin tonë. Je një lojtar ekspert, ke arritur shumë suksese në ish-klubin tënd dhe shpresojmë që do ta bësh të njëjtën gjë edhe këtu”, deklaroi fillimisht presidenti i klubit katalunas.

 

“Jemi më shumë se të lumtur. E ke bërë një sakrificë dhe ne e vlerësojmë këtë. Të fitosh është mjaft e rëndësishme, por është e rëndësishme edhe të jesh me më të mirët, me një stil të futbollit tashmë të njohur. Ti e di mirë, vjen nga Man. Siti, ku punojnë njerëzit që kanë qenë në Barcelonë. Do ta mbrojmë këtë stil të lojës së futbollit, duam të jemi më të mirët”, përfundoi Laporta. /Gazeta Express/

LEXO EDHE:

Back to top button