Maks Verstapen skualifikohet nga komisarët në një garë online?!

Formula 1 është në pushim, por nuk ishte një ditë e tillë për pilotin holandez Maks Verstapen, që mori pjesë në turneun on-line të “Golden Toast GP”, zhvilluar në pistën belgë të “SPA”. I mësuar të fitojë, kampioni i botës nuk dëshironte të renditej në asnjë pozicion tjetër veç atij të parë edhe në këtë garë, pavarësisht se nuk ishte me një “Red Bull”.

Por egoja e tij këtë herë i ka kushtuar rëndë, pasi Verstapen është skualifikuar nga gara për sjellje antisportive. Në një moment të garës, Verstapen ndodhej në vendin e pestë me makinën e tij “Porsche 911 GT3 RSR”, i ndjekur nga “Ferrari 488GT3 Evo”, që pilotohej nga suedezi Sven Haase.

Fillimisht është suedezi ai që ka bërë një gabim, duke krijuar një aksident që ka penguar edhe Verstapenin, që pas disa xhirosh është hakmarrë.

Ai ka shkuar në pjesën e pasme të makinës së rivalit, duke e goditur nga pas pa frenuar gjatë një kthese. Pamjet televizive tregojnë se goditja nga pas ishte e qëllimshme, duke nxjerrë jashtë gare rivalin. Për këtë veprim, komisarët e garës kanë skualifikuar nga gara Verstapenin.

LEXO EDHE:

Back to top button