" "
Kontrata e Lionel Messit me PSZH-në skadon në muajin qershor. Shumë herë është përfolur për një rikthim të tij te Barcelona, ku Zhoan Laporta ka reaguar edhe një herë në mënyrë të fshehtë për rikthimin e mundshëm të argjentinasit në “Camp Nou”.
“Fëmijët gjithmonë më pyesin për rikthimin e tij dhe unë u them që do të shohim. Tani ai është një lojtar i PSZH-së dhe nuk dua ta krijoj probleme para kohe”, është shprehur presidenti i klubit për “RAC1”.








