Laporta: Shkojmë në Paris, të përmbysim rezultatin

Fjalët e para të Joan Laporta, në “Auditori 1899”, me të gjithë ekipin e tij në skenë, ishin për të falënderuar anëtarët për pjesëmarrjen e tyre në votime.

“Këto zgjedhje ishin më të rëndësishmet në histori, sepse janë zhvilluar në kushte shumë të veçanta. Le të mburremi me këtë festë të demokracisë dhe Barcelonës. Dua një duartrokitje për Johan Krojfin, sepse ai na frymëzon në të gjitha vendimet që marrim. Falënderoj lojtarët që përfaqësojnë emblemën tonë, sepse shumë prej tyre morën pjesë në këto zgjedhje. Ato i meritojnë të gjitha”.

Ai kujtoi se “sot kishin kaluar 20 vite, që kur një djalë me emrin Leo Mesi bëri debutimin e tij në ekipin B të Barçës”, ndërsa tani është lojtari më i mirë në botë, teksa erdhi për të votuar me djalin e tij.

 

“Përderisa ka votuar, kjo do të thotë se e do Barçën. Ai është një familje e shkëlqyeshme. Unë e inkurajoj që të vazhdoj te Barça, sepse kjo është ajo që të gjithë duam. Një duartrokitje për Leo Messi. Ne jemi një familje e shkëlqyer dhe, me siguri, kjo ndjenjë që na bashkon do të na bëjë të ecim përpara të gjithë së bashku.

Ne do të kemi përgjegjësi maksimale, optimizëm, pozitivitet, përulësi, bujari, guxim; do të ikim nga katastrofizmi për të përmbushur sfidat që i kemi vënë vetes. Familja e madhe e Barcelonës do t’i kapërcejë vështirësitë, ne do t’i arrijmë objektivat. Le të mos vuajë askush, partnerët dhe anëtarët e Barçës do të vazhdojnë të jenë pronarë të këtij klubi.

Të gjithë së bashku do të thotë gjithashtu edhe për rivalët, Víktor Font dhe Toni Freiksa. Një duartrokitje për ta. Unë kërkoj nga të gjithë tifozët e Barçës që të mos mendojnë për atë që klubi duhet të bëjë për ta, por çfarë mund të bëjnë ata për Barçën. Dhe ajo që mund të bëjnë është ta duan atë, ta duan më shumë se kurrë,” mbylli fjalimin numri një i skuadrës katalonase.

 

Në një moment, gjatë kësaj feste, Joan Laporta u çlirua nga tensioni i akumuluar në debate dhe prezantime për ta lëshuar veten me një ton euforik.

 

“Le të shkojmë në Paris për të parë nëse mund ta përmbysim disavantazhin,” tha në fund Laporta.

LEXO EDHE:

Back to top button