Laporta shtyn punimet ndërtimore, rikthimi në “Kamp Nou” për “El Klasiko”-n

Klubi katalanas ka informuar anëtarët e vet se Lamine Jamal dhe shokët e tij do të luajnë në “Estadi Olímpic Lluís Companys” deri më 23 prill 2025, datë në të cilën është parashikuar ndeshja kundër Majorka, e vlefshme për javën e 33-të të kampionatit. Gjithashtu, të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe “Copa del Rey”, natyrisht, do të zhvillohen në stadiumin olimpik deri atëherë.

Në rastin më të keq, mund të shtyhet deri më 11 maj, kur do të luhet ndeshja e kthimit “El Clasico” mes Barçës dhe Real Madridit. Rikthimi mund të përshpejtohet vetëm në rastin e një gjysmëfinaleje të mundshme të Ligës së Kampionëve, e cila do të zhvillohej më 29-30 prill ose 6-7 maj.

UEFA do të hapte rrugën për një rikthim të mundshëm në ato data vetëm nëse klubi do të kishte të gjitha garancitë nga institucionet dhe lejet e nevojshme.

Stadiumi do të ketë gjithsesi një kapacitet të reduktuar, rreth 60.000 spektatorë. Logjika të çon të mendosh se do të ishte më mirë të fillohej nga sezoni i ardhshëm, por presidenti Zhoan Laporta synon ta shkurtojë sa më shumë kohën për të tentuar rikthimin në “Camp Nou” në njërën nga këto dy data shumë të rëndësishme.

LEXO EDHE:

Back to top button