Lara Kolturi mes 25 më të mirave në Finlandë

Lara Kolturi mbyll me sukses edhe ditën e dytë të garimit në Kupën e Botës, në Levi (Finlandë). Pas vendit të 22-të ditën e shtunë, skiatorja e talentuar futet përsëri në Top30.

Kësaj radhe në vendin e 25-të. Të dy këto rezultate janë fantastike duke patur parasysh që 16-vjeçarja vjen pas një dëmtimi. Dhe janë garat e saj të para në SL. Mbi te gjitha, ajo nisej nga vendi i 65-të. Garat e radhës së Larës kuqezi do të jenë në kontinentin Amerikano-Verior në Killington. Dhe më pas në Kanada.

LEXO EDHE:

Back to top button