Largimi i Çavit, nuk ndryshon fatin e sulmuesit portugez

Zhoao Feliks pritet të luajë ndeshjen e tij të fundit për Barcelonën në Sevilja, këtë të diel, për raundin e fundit të La Liga 2023/24. Sipas “Sport”, vazhdimësia e portugezit nuk është mes prioriteteve të katalanasve për këtë merkato verore dhe një huazim i ri nga Atletiko e Madridit, që ka në pronësi kartonin e portugezit, nuk është një opsion.

Edhe pse ai ishte shpesh titullar në gjysmën e parë të sezonit, në pjesën e dytë nuk ndodhi kështe, pasi Çavi zgjodhi ta aktivizonte përgjithësisht në pjesën e dytë të ndeshjes.

Trajneri spanjoll po largohet nga stoli i Barçës, por as mbërritja e trajnerit të ri, që sipas shtypit spanjoll është Hansi Flik, nuk do të ndryshojë të ardhmen e anësorit.

Një rikthim tek Atletiko e Madridit është përjashtuar prej kohësh, pas polemikave mes lojtarit 24-vjeçar dhe Diego Simeone, dhe për këtë arsye menaxheri i lojtarit, Horhe Mendes, është në kërkim të një klubi të ri. Gjatë një sezoni me fanellën e Barçës, ish-lojtari i Benfikas shënoi dhjetë gola dhe dha gjashtë asiste në 43 ndeshje (në pak më shumë se gjysma si titullar) në të gjitha garat.

LEXO EDHE:

Back to top button