Distria Krasniqi, u shpall sportistja më e mirë për vitin 2021 nga Komiteti Olimpik i Kosovës, në ceremoninë që u mbajt në “Emerald” të Prishtinës. Krasniqi, arkëtoi më shumë pikë në përzgjedhjen e sportistit të vitit, pasi që u shpall kampione olimpike në Pekin, në kategorinë -48 kg. Krasniqi u shpreh e lumtur për çmimin dhe u zotua për vazhdimësinë e sukseseve.
Ndërkohë çmimi i sportistit më të mirë në konkurencën e meshkujve shkoi në duart e xhudistit Akil Gjakovës, i cili është kampion aktual i Evropës. Gjakova u shpreh i lumtur për çmimin dhe i falënderoj të gjithë, gjithsesi presidentin e Federatës Xhudos së Kosovës, Agron Kuka. Xhudisti Gjakova beson se së bashku me trajnerin Driton Kuka do të arrijën qëllimet e hartuar në vitin 2022.
Ky i fundit (Driton Kuka), u shpall trajneri i vitit 2021 në Kosovë, pasi që më parë morri edhe çmimin e trajnerit më të mirë nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.
Kujtojmë se vitin e kaluar, çmimet kryesore shkuan në duart e basketbollistit Dardan Berisha dhe xhudistes Distria Krasniqi.








