Lavrov: Rusia mund të ulë prezencën diplomatike në Perëndim
Lavrov: Rusia mund të ulë prezencën diplomatike në Perëndim

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, ka thënë se Moska mund të zvogëlojë praninë e saj diplomatike në vendet perëndimore.
Lavrov ka vënë faj tek marrëdhëniet e këqija me Evropën dhe Shtetet e Bashkuara si dhe nevojën e Rusisë për të ndërtuar lidhje diku tjetër, shkruan Aljazeera.
“Sigurisht që ne nuk shohim ndonjë kuptim ose nuk kemi ndonjë dëshirë për të mbajtur të njëjtën prani në vendet perëndimore, dhe vendet e Botës së Tretë, si në Azi ashtu edhe në Afrikë, përkundrazi, kanë nevojë për vëmendje shtesë,” tha Lavrov në një fjalim drejtuar rekrutëve të rinj të ministrisë së Jashtme.