Abdixhiku i kërkon Francës ta mbështes Kosovën për liberalizimin e vizave

Abdixhiku i kërkon Francës ta mbështes Kosovën për liberalizimin e vizave

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim njoftuar Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Sipas njoftimit të LDK’së, Abdixhiku kërkoi nga Franca që të vazhdoj mbështetjen për Kosovën në rrugën e integrimeve euro-atlanike, e në mënyrë të veçantë në procesin e liberalizimit të vizave, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku kërkoi nga Franca që të vazhdoj mbështetjen për Kosovën në rrugën e integrimeve euro-atlanike, në mënyrë të veçantë në procesin e liberalizimit të vizave dhe përkahjen politike në anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar. Kryetari Abdixhiku, përveçse i vlerësoi si të shkëlqyeshme marrëdhëniet mes Kosovës dhe Francës, tha se bashkë me ambasadorin Guérot do të jetë i përkushtuar fuqishëm në thellimin e bashkëpunimit edhe më tutje”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti në takim njoftues, ambasadorin francez, z. Olivier Guérot.

Me këtë rast, u bisedua për zhvillimet politike në vend, proceset integruese të Kosovës si dhe për dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Kryetari Abdixhiku, ka shprehur mirënjohen dhe falënderimet për kontributin e Francës në procesin e lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës.

Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku kërkoi nga Franca që të vazhdoj mbështetjen për Kosovën në rrugën e integrimeve euro-atlanike, në mënyrë të veçantë në procesin e liberalizimit të vizave dhe përkahjen politike në anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar.

Kryetari Abdixhiku, përveçse i vlerësoi si të shkëlqyeshme marrëdhëniet mes Kosovës dhe Francës, tha se bashkë me ambasadorin Guérot do të jetë i përkushtuar fuqishëm në thellimin e bashkëpunimit edhe më tutje.

LEXO EDHE:

Back to top button