Lë fushën me lëndim, ja sa pritet të mungojë Majk Manjan
“Gardiani” francez i “kuqezinjve” të Milan, Majk Manjan “frikësoi” jo pak teknikun Stefano Pioli, në përballjen e së martës mbrëma, ndaj Njukasëllit, me 28-vjeccarin që u detyrua të linte fushën e lojës pas një dëmtimi.
Mirëpo, pas ekzaminimeve mjekësore, të kryera mëngjesin e kësaj të mërkure vjen dhe “buzëqeshja” e drejtuesit të klubit, me “shtatlartin” e portës që nuk ka pësuar asnjë dëmtim serioz dhe pritet të mungojë shumë pak ditë.
Manjan do të mungojë në përballjen e mesditës të së shtunës, ndaj Veronës, përballje e kjo e vlefshme për Kampionatin italian të futbollit, Serie A, teksa pritet që të rikthehet në fushën e blertë, në përballjen e mesjavës së ardhshme ndaj Kaliarit. /abcnews/








