Leao i pakënaqur me Milanin

Leao i pakënaqur me Milanin

Rafael Leao dukej se konfirmoi raportet se skuadra e Milanit është e tronditur dhe e zemëruar që klubi ka shkarkuar Paolo Maldinin dhe Daniel Massaran.

Takimi i djeshëm mes drejtorëve dhe pronarit të klubit Gerry Cardinale ishte aq negativ saqë menjëherë u shfaqën sugjerime se rrugët e tyre do të ndahen.

Tronditja e madhe pak orë më vonë ishte raportimi nga “Calciomercato” dhe më pas nga “Sky Sport” se nuk ishte një vendim i marrë reciprokisht apo edhe dorëheqja e Maldinit, por klubi informoi drejtorët e tij se ata do të shkarkoheshin.

Në lidhje me këto zhvillime të papritura raportohet se skuadra është e tronditur dhe e zemëruar.

Leao, i cili u ul me Maldinin dhe Massaran vetëm disa ditë më parë për të nënshkruar zgjatjen e kontratës së tij, duket se konfirmoi po aq shumë me një postim në Tëitter ku bën me dije se është i shtangur nga këto veprime të klubit.

Të tjerë që thuhet se janë habitur, përfshirë Sandro Tonalin dhe Theo Hernandez, të cilët njohin rolin që Maldini ka në përfaqësimin e historisë së klubit. /Kosovapress

LEXO EDHE:

Back to top button