Leao: Mbape duhet të vij te Milani, pasi është tifoz i ekipit tonë

Të mërkurën do të luhet super-sfida e Ligës së Kampionëve, mes Milanit dhe Interit, një derbi që pritet me interes. Një nga protagonistët e këtij takimi pritet të jetë portugezi Rafael Leao edhe pse është dëmtuar në sfidën e dytë dhe është në dyshim për “kuqezinjtë”.

Gjithsesi, talenti portugez, përmes rrjetit social “The Residency”, ka folur për gjendjen e tij.

“Mos u shqetësoni për dëmtimim tim, do të rikthehem shumë shpejt. Jam mjekuar dhe kam fjetur gjithë ditën. Jam i motivuar për të zbritur në fushë dhe për t’u përmirësuar, për të arritur objektivat e mi”.

 

I pyetur nëse do të sugjeronte dikë në merkato për të ardhur te Milan, sulmuesi portugez ishte decid.

 

“Kilian Mbape duhet të vijë të luajë me Milanin, pasi është një tifoz i këtij ekipi. Atmosfera te Milan është më e bukura që kam përjetuar ndonjëherë. Titulli fituar vjet është momenti më i bukur që kam kaluar këtu,” tha mes tjerash Leao.

LEXO EDHE:

Back to top button