Simeone: Më pëlqen të drejtojë 2 ekipe në Seria A

Trajneri argjentinas Diego Simeone, ka qenë ditën e diel në Itali për të asistuar në stadiumin “Maradona” në festën e titullit të organizuar aty. Me skuadrën e Napoli luan djali i tij, ndaj dhe Xhovani Simeone ka marrë pjesë në këtë festë me ftesën e klubit të saposhpallur kampion në Serie A.

Simeone drejton prej vitesh ekipin e Atletiko Madrid dhe shpesh është përfolur për një transferim në Itali. Për “Gazzetta Dello Sport”, argjentinasi saron.

“Nuk e di ende edhe për sa vite do të drejtoj. Jam 53 vjeç. Një gjë është e sigurt, që profesioni ynë është shumë interesant. Edhe kur lodhem, më mjaftojnë pak ditë pushim për të ndjerë nevojën e ndeshjes. Fusha e gjelbërt është si një drogë për ne. Shpesh më ndodh të takoj tifozët e Interit apo Lacios, të cilët më kërkojnë që të rikthehet në Serie A dhe të drejtoj këto dy skuadra, ku kam luajtur e fituar. Ndoshta ndodh një ditë, do të më pëlqente shumë ta bëja këtë gjë”, tha Simeone.

Duke folur për ciklin e tij tek Atletiko Madrid, trajneri argjentinas sqaron qëdrimin në Spanjë.

“Kam ende edhe një vit kontratë, të shohim se çfarë do të ndodhë. Stimujt nuk më mungojnë, pasi në një skuadër shpesh ndryshojnë lojtarët dhe ti je i angazhuar për të sistemuar gjërat në fushë,” tha mes tjerash Siemone.

LEXO EDHE:

Back to top button