Leao “MVP” në Seria A, Orsato gjyqëtari më i mirë  

Portugezi Rafael Leao, sulmuesi i Milanit, ka marrë “titullin” e lojtarit më të vlefshëm (MVP) të sezonit 2021/22 në Seria A. Njëkohësisht u zgjodh edhe ekipi i sezonit, në të cilin ishin edhe Manjan, Di Lorenzo, Tomori, Bremer, Teo Hernandez, Milinković-Savic, Brozović, Barela, Leao, Imobile dhe Vllahović.

“Leao është një nga simbolet e Milanit si kampion i Italisë. Ky lojtar gjithmonë mund të bëjë një shfaqje të mrekullueshme. Pasioni i futbollit, paparashikueshmëria, forca dhe teknika atletike, si dhe shpejtësia e kanë bërë tashmë lojtarin më të mirë dhe një nga talentet më të mëdhenj në nivel ndërkombëtar”, tha CEO i Seria A, Luixhi De Ciervo.

Ndërkohë, Daniele Orsato u zgjodh gjyqtari më i mirë.

LEXO EDHE:

Back to top button