Putini ia bëri dhuratë 20 shishe vodka Berlusconit, KE: Janë shkelur sanksionet

Putini ia bëri dhuratë 20 shishe vodka Berlusconit, KE: Janë shkelur sanksionet

20 shishet e vodkës që presidenti rus Vladimir Putin i dërgoi si dhuratë për ditëlindje ish-liderit italian, Silvio Berlusconi, kanë shkelur sanksionet e vendosura pas pushtimit të Ukrainës, ka thënë Komisioni Evropian.

Ishte Berlusconi ai që shkaktoi polemika këtë javë në Itali teksa tha se ishte në kontakt me presidentin rus, Vladimir Putin, me të cilin u shpreh se kohët e fundit kanë shkëmbyer “letra të ëmbla”.

“Për ditëlindjen time ai më dërgoi 20 shishe vodka dhe një letër shumë të ëmbël”, tha Berlusconi, i cili mbushi 86 vjeç muajin e kaluar, për ligjvënësit e tij, sipas audios së publikuar nga agjencia e lajmeve “LaPresse”, shkruan “Skynews”.

Një paketë sanksionesh e Komisionit Evropian e rënë dakord në prill zgjati një ndalim të importit të mallrave ruse përfshirë pije alkoolike si vodka, tha një zëdhënës i Komisionit në një deklaratë, duke shtuar se nuk kishte asnjë përjashtim për dhuratat.

Duke iu përgjigjur komenteve të raportuara nga Berlusconi për Putinin dhe luftën në Ukrainë, Giorgia Meloni, e cila pritet të jetë kryeministrja e ardhshme e Italisë, tha të mërkurën se qeveria e saj e re do të jetë pro NATO-s dhe plotësisht pjesë e Evropës.

LEXO EDHE:

Back to top button