Lebron Xhejms dhe Kevin Durant, me më shumë vota

Më 19 shkurt, në shtëpinë e Juta Xhazi në Salt Lejk Siti, do të zhvillohet eventi i madh i “All Star Game” në basketboll. Votimi për të përzgjedhur basketbollistët më të mirë në NBA ka kohë që ka nisur, ndërkohë që të gjithë të apasionuarit kanë kohë deri më 21 janar për të dhënë votën e tyre.

Deri më tani, basketbollisti më i votuar mbetet LeBron Xhejms, me 4.8 milionë vota, ndjekur nga Kevin Durant me 4.5 milionë vota e Xhianis Antetokounmpo me 4.4 milionë vota. I pari luan në Konferencën e Perëndimit, ndërsa dy të tjerët në Lindje, çka do të thotë se dy më të votuarit në secilën Konferencë do të jenë edhe kapitenët e skuadrave.

 

Konferenca e Perëndimit

LeBron James (Lakers), 4.8 mln vota

Stephen Curry (Warriors), 3.9 mln vota

Luka Doncic (Dallas), 3.6 mln vota

Nikola Jokic (Denver), 3.4 mln vota

Anthony Davis (Lakers), 2.9 mln vota

 

Konferenca e Lindjes

Kevin Durant (Brooklyn), 4.5 mln vota

Giannis Antetokounmpo (Bucks), 4.4 mln vota

Jayson Tatum (Boston), 3.2 mln vota

Joel Embiid (Philadelphia), 3.2 mln vota

Kyrie Irving (Brooklyn), 3.1 mln vota

LEXO EDHE:

Back to top button