Lebron Xhejms i pakapshëm, humb Filadelfia

Skuadra e Los Anxhelos Lejkers ka rimarrë kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 115-108 ndaj Klivlend Kavalirs. Një ndeshje e shkëlqyer e LeBron Xhejmes, që realizoi 46 pikë ndaj ish-skuadrës së tij.

Ndërkohë fiton edhe ekipi i Bruklinit, që mundi Miami me rezultat 98-85. Gjashtë  lojtarë të Bruklinit, realizuan mbi 10 pikë, me Hardenin dhe Durantin që shënuan nga 20 pikë secili. Humbet Filadelfia, që u mposht 119-104 nga Detroit, por pavarësisht humbjes, Filadelfia qëndron në krye të Konferencës së Lindjes. Ekipi i Golden Stejtit, falë 36 pikëve të Stefon Kerrit fitoi 130-108 ndaj Minesotës, ndërsa Oklahoma Siti triumfoi 125-122 ndaj Portlandit, ku u dalluan Shai me 24 pikë e Muscala me 23.

 

NBA – Rezultatet e sotme

Detroit – Filadelfia, 119-104

Indiana – Toronto, 129-114

Orlando – Sharlotte, 117-108

Bruklin – Miami, 98-85

Klivlend – Lakers, 108-115

Memfis – Sakramento, e shtyrë

Dallas – Denver, 113-117

Çikago – Boston, 103-119

Nju Orlins – San Antonio, e shtyrë

Golden Stejt – Minnesota, 130-108

Portland – Oklahoma, 122-125

LEXO EDHE:

Back to top button