Lebron Xhejms kalon kufirin prej 43 mijë pikëve në NBA

Pikëshënuesi më i mirë në historinë e NBA-së, LeBron Xhejms, ka regjistruar 43,008 pikë deri mbrëmë, pasi shënoi 20 të tillë në duelin kundër Bostonit.

Kjo shifër i referohet vetëm sezonit të rregullt në ligën më të fortë në botë, ndërsa së bashku me playoff-et, ai së fundmi kaloi shifrën e 50 mijë pikëve. Pasi u rendit në vendin e parë në listën e pikëshënuesve të të gjitha kohërave, ai bëri një diferencë prej rreth 5,000 pikësh krahasuar me Kareem Abdul-Jabbar, i cili ishte i dyti.

LeBron arriti këtë sukses të ri në ndeshjen kundër Bostonit, para fillimit të së cilës u zbulua një statujë në nder të ish-lojtarit dhe trajnerit të Lejkers, Pat Rajli. Megjithatë, e gjithë kjo nuk mjaftoi që skuadra e Los Anxheles të festonte dhe humbi ndaj Bostonit me rezultatin 89-111.

LEXO EDHE:

Back to top button