Shtohen telashet për Milanin, titullari i kuqezinjve humb sezonin
Mesfushori i Milanit, Ruben Loftus Çik, është detyruar të largohet nga fusha në minutat e para të ndeshjes kundër Parmës në Serie A pas një lëndimi të rëndë në fytyrë. Lëndimi ka ndodhur gjatë një duel ajror me portierin e Parmës, Edoardo Korvi, teksa Loftus-Çik përpiqej të ndante topin. Pas përplasjes, mesfushori u transportua menjëherë në spital për ekzaminime të detajuara,
Lojtari ka pësuar një frakturë të kockës alveolare, kocka që mban rrënjët e dhëmbëve të sipërm. Dëmtimi ka shkaktuar gjithashtu thyerje të disa dhëmbëve të sipërm.
Loftus Çik do të i nënshtrohet një operacioni kirurgjik gjatë natës për stabilizimin e frakturës. Mjekët e Milanit e konsiderojnë këtë lëndim serioz, dhe rikuperimi i plotë do të kërkojë kohë të gjatë, duke rrezikuar pjesëmarrjen e mesfushorit në pjesën e mbetur të sezonit.








