Lebron Xhejms, pronar i një klubi të basketbollit?

Lebron Xhejms ka hyrë zyrtarisht në klubin e miliarderëve, duke qenë sportisti më i pasur në botë, ende aktiv. Ylli i Lejkersit dhe NBA-së duket se ka plane konkrete për të ardhmen dhe nuk i ka fshehur.

Sipas mediave amerikane, “King Xhejms” synon të jetë pronar i një skuadre në NBA. Gjithsesi, ai dëshiron që ky ekip të luajë jë noë një vend dosido, por në Las Vegas, qytet që për momentin nuk ka një skuadër në NBA. Las Vegas dhe Sietëll janë përfolur shumë kohët e fundit për një skuadër në NBA dhe duket se LeBron Xhejms ka plane të qarta për të ardhmen. Ai është gati t’i bashkohet nismës për të rikthyer këtë sport në “qytetin e kazinove”.

Një tjetër ish-basketbollist që është pronar skuadre në NBA është legjenda Majkëll Xhordan, që ka në zotërim ekipin e Sharlot Bobcats. Ndërkohë, Adam Silver, komisioneri i NBA-së, u shpreh se fakti që LeBron është miliarder, ndërkohë që ende luan basketboll tregon se ky sport në Amerikë është i shëndetshëm financiarisht.

LEXO EDHE:

Back to top button