Lebron Xhejms tejkalon Mexhik Xhonsonin

LeBron Xhejms ka arritur ta tejkalojë ikonën e NBA, Mexhik Xhonson në numrin e asisteve në karrierë.

Ylli i Los Angeles Lejkers, LeBron Xhejms njihet për IQ e lartë në lojën e basketbollit dhe pasimet e tij brilante. ‘Mbreti’ Xhejms po e konfirmon aftësinë e tij për asiste edhe me statistika, duke kaluar tashmë Mexhik Xhonsonin, (ish)lojtarin që njihet për pasimet e tij.

Për këtë arritje të tij, Xhejms  theksoi se është nder që përmendet me emrat e mëdhenj dhe nder që vazhdon rrugën e Mexhikut në basketboll.

“Është shumë përulëse të jesh i lidhur me ndonjë nga të mëdhenjtë, por është edhe më shumë një ndjenjë përulëse kur në fakt je duke veshur të njëjtën uniformë… Është një nder për mua të përpiqem të vazhdoj trashëgiminë e tij ndërsa luaj këtë lojë”, ka thënë LeBron Xhejmsi.

‘Mbreti’ Xhejms regjistroi 11 asiste në ndeshjen ndaj Miluokit, për të shkuar në një total prej 10.144 asisteve, duke lwnw pas Mexhik Xhonsonin me 10.141 asiste në karrierën e tij.

Tani, LeBron është në pozitën e gjashtë (i të gjitha kohërave) për numrin e asisteve.

LEXO EDHE:

Back to top button