Lebron Xhejms vazhdon qëndrimin në Los Anxhelos

Një nga yjet më të mëdhenj në NBA, LeBron Xhejms , ka zgjatur kontratën me Los Anxhelos Lejkers, edhe për dy vite. Xhejms, i cili do të festojë ditëlindjen e tij të 36-të në fund të muajit, do të qëndrojë te Lejkersi deri në fund të sezonit 2022/2023, i cili do të jetë edhe sezoni i 20-të i tij në NBA.

Skuadra e Lejkersit,  sezonin e fundit fitoi titullin e NBA-s, dhe Xhejms ishte një nga meritorët për këtë sukses. Në të kaluarën, Xhejms kishte fituar dy tituj, te Majami dhe një te Klivlendi. Kujtojmë që skuadra e Lejkersit edhe në sezonin e ri do të jetë favorit për titull, sidomos pas përforcimeve me Montrezl Harrell, Denis Shreder dhe Mark Gasoll.

LEXO EDHE:

Back to top button