Ledri ka bërë edhe një tatuazh, këtë herë një këngë të tijën

Pasi bëri një për Poemën dhe një për gjyshin e ndjerë, duket se Ledri Vulës i hynë në qejf tatuazhet. Ndaj, ai vendosi shpejt e shpejt të gdhendë në trupin e tij edhe një tjetër tatuazh, gjithashtu me domethënie si të tjerët.

Kësaj here, reperi zgjodhi të shkruajë në lëkurë titullin e njërës prej këngëve të tij dhe gjejeni cila është?

“100 probleme” , e publikuar plot shtatë vite më parë në Youtube. Thjesht sepse “100 probleme sun e ndalin”, siç thotë ai në këtë këngë.

Studioja ku Ledri realizoi tatuazhin e radhës ka publikuar foton të cilën Ledri më pas e ka ripostuar, duke i treguar ndjekësve tatuazhin e ri.

Ju pëlqen?

Ledri Vula dhe Majk kanë paralajmëruar se shumë shpejt do të sjellin një këngë të re në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Dy artistët publikuan para disa ditësh në “Instagram” foto të tyren, krahas së cilës zbuluan dhe titullin e këngës “Marr”.

Kënga siç duket është realizuar dhe videoklipi është xhiruar tashmë. Gjithçka është plotësisht gati dhe sot reperët kanë zbuluar datën e publikimit këngës.

Ledri ka publikuar në Instagram një pjesë të shkurtër nga videoklipi, në të cilën ai dhe Majk shihen në një vilë të madhe rrethuar nga disa vajza seksi. Dhe për këtë këngë nuk duhet të presim dhe shumë, sepse reperët kanë zbuluar se do të publikohet në datë 9 qershor (pra nesër).

LEXO EDHE:

Back to top button