Lefkov: Arma e vetme e LSDM-së janë tentimet për diskreditimin e VMRO-DPMNE-së

Lefkov: Arma e vetme e LSDM-së janë tentimet për diskreditimin e VMRO-DPMNE-së

Deputeti i VMRO-DPMNE-së opozitare, Mile Lefkov, në emisionin “Rruga drejt” në Alsat tha se komunikimi mes pushtetit dhe opozitës është tërësisht i ndërprerë dhe se dialogu është reduktuar vetëm në tentativa për diskreditimin e partisë opozitare.

“Kemi ndërprerë të plotë të komunikimit mes qeverisë dhe opozitës, kemi vendime të montuara politikisht dhe kemi arritur të imponojmë aspektin politik në të gjitha aspektet e tjera të jetës. VMRO-DPMNE nuk e bëri këtë. Këtë e bën LSDM-ja sepse ata në shenjë të pafuqisë dhe se praktikisht nuk kanë komunikim me popullin, arma e vetme që u ka mbetur është të sulmojnë VMRO-DPMNE-në dhe të përpiqen ta kompromentojnë”, tha Lefkov.

LEXO EDHE:

Back to top button