Lefkov për aktvendimin e Talir 2: I motivuar politikisht në përpjekje për të heshtur opozitën

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov, në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat ka reaguar ndaj aktgjykimit për rastin “Talir 2”, në të cilin, përkundër dënimit me 6 vite burg për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, është sjellë vendim për konfiskimin e selisë së partisë. Sipas Lefkovit, kjo është përpjekje për ta heshtur opozitën.

“Jemi dëshmitarë se çfarë vendimi politik mori gjykata kur vendosi konfiskimin e selisë së partisë dhe një pjesë të pasurisë së partisë. Paprecedentë i paparë në një vend demokratik, pra në gjykimin e personave fizikë të sekuestrohet një pasuri e tillë që është fituar prej vitesh dhe nuk mund të trajtohet si pronë e z. Gruevskit ose sekretarit të përgjithshëm … Vetë konfiskimi tregon proces të montuar politikisht që ka vetëm një qëllim, dhe ai është ta heshtë opozitën,” tha Lefkov.

LEXO EDHE:

Back to top button