Lefkov: Qeveria po ikën nga zgjedhjet dhe referendumi

Lefkov: Qeveria po ikën nga zgjedhjet dhe referendumi

Gazetar: Luka Andreev

Përplasjet publike mes pushtetit dhe opozitës për referendumin e mundshëm dhe çështjen e zgjedhjeve të parakohshme vazhdojnë, dhe asnjëra nga të dyja palët nuk heq dorë nga qëndrimet e saja. VMRO-DPMNE akuzoi LSDM-në se nuk ka plan dhe strategji për çështjen e referendumit.

“Tezat e LSD-së antimaqedonase se populli i përkrah dhe pajtohet me Marrëveshjen me Bullgarinë është gënjeshtër. Dëshmi për këtë është ikja nga oferta për zgjedhje të trefishta, për dhe së bashku me Referendumin, për të organizuar zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe presidenciale, të gjitha në kurriz të shtetit për të përfunduar të tre operacionet e rëndësishme. Ata nuk kanë përgjigje nga qeveria, sepse zgjedhjet nuk u shkojnë dhe e dinë se do të humbasin”, tha Mile Lefkov – deputet i VMRO-DPMNE.

LSDM paraprakisht theksoi se iniciativa për referendum shërben vetëm për të shpëtuar ulësen e Mickoskit, dhe shtoi se kjo iniciativë paraprakisht është e dënuar të dështojë. Sipas socialdemokratëve, tani duhet të punojmë për tejkalimin e krizës së ardhshme.

“Dhe derisa LSDM merr masa në interes të qytetarëve, VMRO-DPMNE-ja e udhëhequr nga Hristijan Mickoski i vazhdon bllokadat me çdo kusht. VMRO-DPMNE dhe Mickoski në vend që të jenë konstruktivë, me kërkesat e tyre për zgjedhje, për referendum, po mundohen të pengojnë funksionimin normal të institucioneve, në dëm të ekonomisë vendase, në dëm të qytetarëve. Një sjellje e tillë shkatërruese e tyre do të mposhtet përsëri”, reagoi Bogdanka Kuzeska – zëdhënëse e LSDM-së.

Sipas kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, duhet të respektohen marrëveshjet e arritura që siguruan anëtarësimin e vendit tonë në NATO, dhe marrëveshjet që siguruan hapjen e negociatave të vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. “Mbajtja e një referendumi kundër marrëveshjes, për të ndaluar përparimin e vendit drejt BE-së, është joproduktive. Është e barabartë me regres”, tha Ali Ahmeti.

Pasi VMRO DPMNE dje paraqiti iniciativën për organizimin e referendumit, tani procesi është në duart e Kuvendit. Më pas, Komisioni Kuridiko-ligjvënës dhe Komisioni i Sistemit Politik do të vendosin nëse nisma është në rregull./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button