Legjenda e atletikës, konfirmon se do të tërhiqet nga ky sport

Legjenda e sportit të atletikës, britaniku Mo Farah, ka vendosur t’i thotë “stop” karrierës në moshën 40-vjeçari, duke “varur atletet në gozhdë”. Atleti i garave 5 dhe 10 mijë metrave, në të cilat ka fituar nga 3 tituj kampionë bote dhe 4 medalje të arta olimpike (Londër 2012 e Rio 2016) do të tërhiqet pas disa muajsh.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mo Farah deklaroi se më 11 shtator do të zhvillojë garën e tij të fundit, në “Grat North Run”. Në fakt, ai deklaroi se gara e fundit në Londër ishte e fundit për të, por ka kërkuar të zhvillojë edhe sfidë të fundit, për të dhënë një lamtumirë më të denjë.

“Do të më mungojë ajo ndjesi që me jep konkurrimi. Gara e Great North Run do të jetë e fundit për mua dhe më pas do të them lamtumirë. Karriera ime ka qenë e jashtëzakonshme. Familje ime më ka mbështetur kudo në këtë udhëtim dhe tani do t’u dedikoj më shumë kohë. Gjithsesi, do të vazhdoj të je mi përfshirë në këtë sport,” tha mes tjerash Farah.

LEXO EDHE:

Back to top button