Legjenda gjermane: Bajerni eliminon PSZH-në nga Championsi

Lotar Mateusi, legjenda e futbollit gjerman dhe ish-lojtari i Bajernit, parashikon se skuadra gjermane do të eliminojë PSZH-në në fazën e 1/16 të Ligës së Kampionëve.

“Presioni është i madh, por ky është rasti kur luajnë klube të mëdha. Për mua Bajerni është favorit në të dyja ndeshjet dhe pres që ata të kalojnë në raundin tjetër. Këtë nuk e them si tifoz apo si ish-lojtar i tyre, por e them me bindje. PSZH mund të luajë shkëlqyeshëm, por ata shemben rregullisht. Mendosj se Bayerni është më i bashkuar, më kompakt”, ka parashikuar Mateusi.

LEXO EDHE:

Back to top button