Lehtësohen masat anticovid në rajonin e Oslos

Disa kufizime të aplikuara muajin e kaluar në rajonin më të madh të Oslos, për të ndaluar një shpërthim të lidhur me variantin britanik të COVID-19 do të hiqen.

“Vendimi i qeverisë do të hyjë në fuqi që nga e enjtja”, tha ministri i Shëndetësisë, Bent Hoie.

Në janar, qeveria urdhëroi mbylljen e përkohshme të vendeve të shitje-blerjeve, si edhe të palestrave, pishinave dhe qendrave sportive në rajonin e Oslos, pas shpërthimit të variantit britanik të koronavirusit, që konsiderohet më i transmetueshëm.

Dyqanet ushqimore, farmacitë dhe stacionet e karburantit u përjashtuan nga mbylljet.Hoie theksoi se masat në të gjithë vendin do të vazhdojnë të qëndrojnë në fuqi.

Norvegjia, një vend me 5,3 milionë banorë, ka regjistruar rreth 66,800 raste infektimi dhe 593 vdekje të lidhura me virusin.

LEXO EDHE:

Back to top button