Lejkers dhe Xhejms, me fanella më të shitura

Pavarësisht se skuadra e Los Anxhelos Lejkersit nuk arriti të sigurojë një vend në “play off”-in e këtij sezoni në NBA, ekipi kalifornian mbetet numri 1, për sa i përket tifozerisë dhe marketingut.

Skuadra që ende nuk ka një trajner për sezonin e ri, mbetet me numrin më të madh të fanellave të shitura. Ky rezultat ka ardhur nga numri i fanellave të shitura në “NBA Store”, dyqani zyrtar i shitjeve në NBA. Në vendin e dytë renditet skuadra e Filadelfisë, para Golden Stejtit.

Edhe për sa i përket lojtarëve që kanë më shumë fanella të shitura, sërish në vendin e parë është një basketbollist i Los Anxhelos Lejkers. Bëhet fjalë për LeBron Xhejmsin, i cili u ndal në vendin e pare, duke lënë pas Xhejms Hardenin, Stefon Kerrin, Kevin Duranti dhe Xhejson Tatumin.

LEXO EDHE:

Back to top button