Lejkers mund Sharlotin, zhgënjen Juta Xhaz

Los Anxhelos Lejkers, kampioni aktual i NBA-së, ka fituar ndeshjen e radhës ndaj Sharlot Hornets, me rezultat 116-105. Kampionët aktual treguan edhe një herë veten e tyre, duke marrë fitoren e katërt radhazi. Në këtë ndeshje, LeBron Xhejms u tregua i jashtëzakonshëm, duke realizuar kështu 37 pikë, gjashtë asistime dhe tetë kërcime. Lojtari më i mirë për Hornets ishte, LaMelo Ball, i cili shënoi 26 pikë, shtatë asistime dhe pesë kërcime. Më këtë fitore, Lejkers tani janë në vendin e dytë dhe kanë 28 fitore.

 

 

Zhgënjen skuadra e Juta Xhazit, që u mund 131-122 nga Uashingtoni, por vazhdon të ruajë kreun në Konferncën e Perëndimit. Mitçell realizoi 42 pikë e Ingles 34, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Në krahun tjetër, Beal realizoi 43 pikë e Uestbruk një “triple double” (35 pikë, 15 rebound e 13 asist).

Në ndeshjet e tjera, Atlanta mposhti 116-93 Oklahoma, ndeshje e dominuar nga vendasit, ku u dalluan Jang dhe Bogdanoviç, me nga 23 pikë secili. Fiton edhe Portland, që mundi 101-93 Nju Orlins.

LEXO EDHE:

Back to top button