Lejkers mundin Klipersat, Bostoni e Dallasi ende nuk kanë shijuar disfatën

Pas 11 ndeshjes radhazi të humbura në derbin e Los Anxhelos ndaj Klipers, skuadra e Lejkersit fitoi me rezultat 130-125. Një ndeshje që u vendos në kohën shtesë, me Lejkersat që rikuperuan një disavantazh prej 19 pikësh në pjesën e parë. Leonard dhe Xhorxh realizuan 63 pikë së bashku, por që s’mjaftuan për Klipersat. Për Lejkersat shkëlqeu LeBron Xhejms me 35 pikë e 12 kërcime, mbështetur edhe nga Dejvis e Rasell, që realizuan nga 27 pikë secili.

Milluoki pësoi një humbje të turpshme në Kanada, ku u mund 130-111 nga Toronto. Për vendasit u dallua Siakam me 26 pikë. Zhgënjen edhe Majami, që në fushën e tij u mund 109-105 nga Bruklini (50 pikë erdhën nga lojtarët e stolit).

Boston dhe Dallas janë dy skuadra e vetme që s’njohin humbje deri më tani në NBA. Boston mundi thellë 155-104 ndaj Indiana (u dallua me Tatum 30 pikë e 12 kërcime), ndërsa Dallas fitoi 114-105 ndaj Çikago (u dallua Uiliams me 25 pikë).

Skuadra e Golden Stejtit, falë 21 pikëve të Kerrit, mundi në sekondat e fundit 102-101 Sakramenton. Bien edhe kampionët e Denverit, që pësojnë humbjen e parë sezonale. Denver u mund 110-89 në fushën e Minesota (Eduards shënoi 24 pikë për vendasit).

NBA-Rezultatet

Detroit – Portland, 101-110

Toronto – Milluoki, 130-111

Atlanta – Uashington, 130-121

Boston – Indiana, 155-104

Majami – Brooklyn, 105-109

Nju Jork – Klivlend, 89-95

Oklahoma – Nju Orlins, 106-110

Hjuston – Sharlotte, 128-119

Minesota – Denver, 110-89

Dallas – Chicago, 114-105

Juta Xhaz – Memfis, 133-109

Golden Stejt – Sakramento, 102-101

Lejkers – Klipers, 130-125

 

LEXO EDHE:

Back to top button