Lejkers në gjysmëfinale, Sakramento nuk dorëzohet ndaj Golden Stejtit

Skuadra e Los Anxhelos Lejkers siguroi një vend në gjysmëfinalet e Konferencës së Perëndimit, pas fitores 125-85 ndaj Memfisit, duke fituar 4-2 serinë e takimeve. Një ndeshje e dominuar tërësisht nga Lejkers, që treguan një formë të mirë në këto takime. Rasell me 31 pikë ishtë shënuesi më i mirë për Lejkers, mbështëtur nga LeBron Xhejms me 22 pikë e Dejvis me 16 pikë e 14 kërcime.

Lejkersi do të luajnë në gjysmëfinale me fituesin që do të dalë nga sfida e shtatë mes Golden Stejtit dhe Sakramentos. Këto dy skuadra zhvilluan sfidën e gjashtë dhe Sakramento fitoi 118-99 ndaj kampionëve aktual, që nuk përfituan nga faktori fushë. Monk me 28 dhe Foks me 26 pikë, bënë diferencën në fushë për Sakramento, duke i bërë të pavlefshme 29 pikët e Stefon Kerrit.

 

Play off-Gjysmëfinale

Boston – Philadelphia

Neë York – Miami

Konf.Perëndim, Play off-Çerekfinale

Sacramento – Golden State, 118-99 (3-3)

Memphis – Lakers, 85-125 (2-4)

Phoenix – Clippers, (4-1)

Denver – Minnesota, (4-1)

LEXO EDHE:

Back to top button