Los Angeles Lejkers janë rikthyer te fitoret në NBA pas dy humbjeve të njëpasnjëshme. Lejkersat kanë triumfuar para adhuruesve të vet ndaj Orlando Mexhik me gjashtë pikë diferencë 111:105.
Ka qenë një ndeshje shumë interesante, por vendasit krijuan epërsi të hershme dhe deri në fund të ndeshjes arritën ta ruanin atë dhe të merrnin fitoren e 35-të këtë edicion.
Ostin Rivs ka qenë i jashtëzakonshëm në këtë sfidë duke shënuar 35 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime. Kjo ishte paraqitja më e mirë e Rivs në karrierën e tij në NBA. D’Anxhello Rasell kontribuoi me 18 pikë, derisa Entoni Dejvis shtoi 15 pikë e 11 kërcime në fitoren e Lejkersit.
Te skuadra mysafire më efikasi ishte basketbollisti italian Paolo Bankero dhe gjermani Franz Uagner që e mbyllën ndeshjen me nga 21 pikë, por që nuk mjaftuan për të marrë fitore në “Crypto Arena”.








