Lejkers sigurisht largon dyshen Kuzma – Kalldvel Poup

Kajl Kuzma dhe Kentavius Kaldvell Poup, definitivisht do të largohen nga Los Anxhelos Lejkersi dhe janë të parët në listën e shitjes së skuadrës nga Los Anxhelosi. Sipas gazetarit të mirënjohur sportive dhe njohës i mirë i çështjeve brenda NBA-s, Adrian Vojnarovski, skuadra e Los Anxhelos Lejkers ka ofruar këtë dyshe të gjithë skuadrave në NBA, si pjesë e ndrrimit.

“Ata kanë ofruar dyshën Kajl Kuzma dhe Kentavius Kalldvell – Poup të gjithë skuadrave me të cilët kanë biseduar për merkaton verore. Oferta ka kombinime të ndryshme, ose janë dhënë individualisht ose janë dhënë në pako,” thot mes tjerash Vojnarovski.

Drejtuesit e klubit nuk janë të kënaqur me këto dy basketbollist, të cilët janë më të paguar pas yjeve e para, Lebron Xhejms dhe Entoni Dejvis.

LEXO EDHE:

Back to top button