Të hënën hidhet shorti i Ligës së parë

Edhe zyrtarisht, në sezonin e ri të Ligës së Parë Futbollitsike, do të garojnë 12 ekipe, pasi që të gjithë kanë marë dritë jeshile nga Komisioni për Licencim. Në selin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë , të hënën (26 korrik) do të hidhet shorti për sezonin e ri.

Komisari për gara , Igor Frangovski, së bashku me përfaqësuesit e klubeve, do të drejtojë shortin për të caktuar orarin e raundit të parë dhe të dytë, pasi që sërisht garat në LPFM do të zhvillohen me sistemin e “Bergerit, ku janë paraparë 33 javë, ose nga 11 javë për një cikël garues.

Kujtojmë se për titullin kampion të Maqedonisë do të garojnë: Shkëndija si kampion aktual, Shkupi, Struga Trim Lum, Makedonia Gj.P., Akademia Pandev, Renova, Boreci, Pelisteri, Tikveshi, Skopje dhe Bregallnica.

Sezoni i ri në Ligën e Parë nis më 7 dhe 8 gusht.

LEXO EDHE:

Back to top button