Moti kryesisht me diell dhe i ngrohtë

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare, transmeton Alsat. Pasdite pritet të ketë më tepër vranësira në zonat malore në pjesën veriperëndimore të vendit, ku pritet të paraqiten kushte për shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër, me shtrëngata të rralla.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 11 deri në 20, ndërsa maksimalja do të arrijë 32 deri në 38 gradë Celsius. UV indeksi do të jetë 8.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me re të vogla deri mesatare, më tepër gjatë pasdites. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimorë. Temperatura minimale do të bie në 18, ndërsa maksimalja do të arrijë në 37 gradë Celsius.

Ditëve në vijim do të kemi periudhë me mot kryesisht të qëndrueshëm dhe shumë të nxehtë. Temperaturat ditore do të rriten. Moti do të jetë veçanërisht i nxehtë nga mesi i javës së ardhshme, kur temperaturat përgjatë Vardarit pritet të kalojnë 40 gradë Celsius.

LEXO EDHE:

Back to top button