Leklerk dhe Verstapen pas Fernando Alonsos në provat e dyta në Australi

" "

Fernando Alonso shënoi kohën më të shpejtë në seancën e dytë të testeve të lira të Çmimit të Madh të Australisë, përpara se shiu të pengonte garën të ulte kohën e spanjollit.

Pas pilotit shumë aktiv të “Aston Martin” janë: Sharll Leklerk me “Ferrari”-n dhe Maks Verstapen, i cili ishte më i shpejti në seancën hapëse me “Red Bull”-in. Vendi i katërt për Xhorxh Rasellin në “Mercedes” përpara pilotit tjetër të “Ferrar”-it, Karlos Sainz.

Për të plotësuar dhjetëshen e parë ishin: Esteban Okon, Serhio Perez, Lando Norris, Niko Hulkenberg dhe Piere Gasli.

Befasi e vërtetë është vendi i trembëdhjetë për Luis Hamiltonin, i cili në seancën e parë ishte mundur vetëm nga Verstapeni. Menjëherë pas tij ishte piloti vendas Oskar Piastri me “MekLaren”, i cili megjithatë i hoqi kënaqësinë e vendosjes së kohës më të mirë në asfaltin e lagësht.

LEXO EDHE:

Back to top button