Leklerk: Fitorja në Imola, do të ketë shije të dyfishtë

Këtë fundjavë do të zhvillohey gara e Çmimit të Madh të “Imola”-s në Formula 1, një etapë speciale e botërorit për Ferrarin. Makina italiane, që këtë sezon e ka nisur mjaft mirë, do të garojë para publikut të saj, që do të jetë i shumtë në numër. Kjo situatë ka karikuar mjaft pilotin Sharll Lekler, liderin aktual, që synon të triumojë edhe në Imola.

“Ky sezon nisi përtej pritshmërive tona dhe kjo është një ndjesi e mirë. Nuk e ndjej ende veten lider, thjesht bëj punën time dhe dëgjoj këshillat që më jep skuadra. Jam përqëndruar te puna ime. Shohim se makina po shkon mirë, mund të duelojmë për fitore dhe ky është objektivi ynë edhe në Imola, të gëzojmë tifozët tanë”, u shpreh Leklerk.

 

“Do ta nisim këtë fundjavë me të njëjtin mentalitet si dhe garat e mëparshme edhe pse kjo do të jetë një garë speciale. Duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë edhe pse rivaliteti do të jetë më i madh. Një fitore ne Imola do të kishte shije të dyfishtë, për të vijuar kryesimin dhe për tifozët”, tha Leklerk.

LEXO EDHE:

Back to top button