Leklerk: Më pak pozita të para në provat zyrtare dhe më shumë fitore në fund

Piloti i Ferrari, Sharll Leklerk, përgatitet për sezonin e ri të Formula 1. Ai shprehet se pret një makinë më të fortë se ajo e sezonit të kaluar, ndërkohë që për të nuk do të jetë e vështirë përshtatja me njëvendëshen e re.

“Vjet, pilotët u detyruan të ndryshojnë stilin e pilotimit për t’iu përshjtatur rregullave të reja. Këtë vit do të jetë më e lehtë për ne. Vjet arrita nëntë “pole position” dhe shumë pak prej tyre u përkthyen në fitore në garë. Këtë vit do të doja të ishte e kundërta, të fitoja më shumë të dielën, duke mos humbur edhe ritmin e mirë që kemi patur të shtunën në provat zyrtare. Sa më shpejt të përshtatemi me makinën e re aq më të lehtë do ta kemi.

Testet e para do të jenë një tregues i mirë, duke parë gjendjen e makinës së re dhe mundësinë se ku do të përmirsohemi. Nëse do të kemi makinën nën kontroll, atëherë do të jetë më e lehtë dhe do të duelojmë për fitore. Mendoj se ka ardhur koha për të bërë hapin e madh”, tha Sharl Leklerk.

LEXO EDHE:

Back to top button