Leklerk: Nuk kemi fat, kemi shumë probleme dhe penalitete

Sharll Lekler, një vit më parë dominonte në botërorin e Formula 1, duke fituar dy nga tri garat e para sezonale. Këtë vit, asnjë fitore dhe dy tërheqje për pilotin monogask të Ferrari, duke qenë shumë larg kreut.

“Më vjen keq për aksidentin e së dielës, por janë gjëra që ndodhin në një garë. Nuk fajësoj askënd, ishte një aksident i zakonshëm gare. Keqardhja është e madhe, pasi nuk jemi aty ku dëshironim dhe ndihemi të zhgënjyer”, tha Leklerk.

 

“Jam i mërzitur, pasi u bënë 3 gara radhazi ku çdo gjë shkon ters. Kemi probleme, penalitete, vështirësi dhe tani aksident. Sezoni është i gjatë, por kemi shumë pak pikë dhe duhet të rikuperojmë”, u shpreh piloti i Ferrarit.

 

“Kemi 3 javë pushim deri në garën e radhës dhe shpresoj të gjejmë ritmin e duhur deri atëherë. Duhet të rikuperoj edhe ndaj Sainz, që gjithashtu ka patur problemete e tij. Uroj që fati të kthejë kahjen e të na buzëqeshë”, tha në fund Leklerk.

LEXO EDHE:

Back to top button