Leklerku: Edhe maksimumi nuk po mjafton për t’u ngjitur të paktën në podium

Pas katër garash pa asnjë podium, te Ferrari kanë nisur të shqetësohen për të ardhmen. Edhe pse gara e fundit në Bahrein ishte më e mira e këtij sezoni për “kokëkuqen”, me Leklerkun dhe Hamilton që u renditën në vende 4-5, podiumi mbetet ende tabu.
“Në Bahrein kemi patur makinën më të mirë të mundshme deri më tani, por edhe kjo nuk mjaftoi. Kjo tregon se kemi ende shumë punë përpara për të kryer. Më vjen keq, pasi shpresonim një start ndryshe të sezonit”, tha Sharll Leklerk.
Këtë fundjavë garohet në pistën e Xhedah, në Arabinë Saudite.
“Shpresoj shumë që aty të ngjitemi në podium. Është zhgënjyese kur jep gjithçka dhe përfundoni i katërti. Situata në të cilën ndodhemi nuk më bën të buzëqesh. Kemi dhënë gjithçka por kjo ende nuk mjafton,“ tha mes tjerash Leklerk.