Lëndët e Merkos, në duart e kumanovarit

Lëndët e Merkos, në duart e kumanovarit

Gazetar: Adrian Kerimi

Këshilli Gjyqësor hedh poshtë akuzat e Anti-Korrupsionit dhe mohon se ka vjetërsuar qëllimisht lëndët kundër kreut të Strugës, Ramiz Merko dhe lëndën për vërtetimin e përgjegjësisë së kreut të Gjykatës Themelore të Strugës. Këshilli vlerëson se urgjenca e dërguar nga Komisioni për parandalimin e korrupsionit bie ndesh me nenin 61 të Ligjit mbi Këshillin Gjyqësor, përkatësisht është dërguar 3 vite pas kryerjes së veprës dhe në këtë rast nuk ka bazë juridike për veprim.

“Anti-korrupsioni i referohet dy vendimeve nga viti 2016 dhe tjetri nga vitit 2017 të sjella nga i njëjti gjykatës, kryetar i Gjykatës Themelore të Strugës, Ifet Bajramovski. Urgjenca e parë është dërguar më 4 qershor 2021. Ndërkohë parashtresa është dërguar më 18 nëntor 2019 dhe është adresuar për ish kreun e këshillit, Kiro Zdravev. Katër ditë më vonë Anti-korrupsioni është njoftuar se ka kaluar afati i paraparë me ligj për vendimet nga vitit 2016 dhe 1017”, than; nga Këshilli Gjyqësor.

Ligji përcakton afat nga 6 muaj deri në 3 vjet nga dita e kryerjes së veprës.

“Procedurë për vërtetimin e përgjegjësisë ndaj gjykatësit apo kreut të gjykatës ndërmerret 6 muaj nga dita e kryerjes së veprës, por jo edhe më vonë se 3 vjet nga dita e kryerjes së veprës”., thuhet në Ligjin për Këshillin Gjyqësor, Neni 61, paragrafi 1.

Këshilli Gjyqësor e vlerëson si të çuditshëm faktin pse Anti-Korrupsionit i është dashur të presë dy vite për të reaguar mbi urgjencën dhe parashtresën ndaj kreut të Gjykatës Themelore të Strugës dhe vendimet e tij në rastin me prokurimet e çuditshme publike të bëra nga kreu i Strugës. Të martën një komision nga tre anëtarë të këshillit do të kryejë vizitë në Gjykatën Themelore të Strugës.

“Komisioni i përbërë nga tre anëtarë dhe i udhëhequr nga koordinatori për Gjykatën Themelore të Strugës, Milazim Kamberi do të viziton gjykatën dhe do të zhvillon biseda me gjykatësit për të vërtetuar nëse ka pasur presion”, shprehen nga Këshilli Gjyqësor.

Komisioni për parandalimin e korrupsionit dyshon se procedura për prokurimin publik të veturave me vlerë prej 114 mijë eurove ka qenë e dyshimtë, gjë që është vërtetuar edhe me dy vendimet e sjella njëri ndryshe nga tjetri. Dyja vendimet  janë sjell nga kryetari i Gjykatës Themelore të Strugës, Ifet Bajramovski. Ky i fundit në krye të kësaj gjykate ka ardhur në vitin 2015, ndërsa në vitin 2019 është rizgjedhur me vendim të Këshillit Gjyqësor. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button