Lëndimet “godasin” Barcelonën, plot 7 mungesa në sfidën ndaj grekëve

Barcelona nuk zhvilloi seancë stërvitore me Ferran Torres dhe Rafinjan këtë të hënë në “Ciudad Deportiva”, para ndeshjes ndaj Olimpiakosit në Ligën e Kampionëve. Të dy lojtarët do të mungojnë në këtë takim, por klubi shpreson t’i rikuperojë për “El Clasico” në “Bernabéu”. Ferran Torres u kthye më herët nga kombëtarja për shkak të një mbingarkese në muskujt e këmbës së majtë, gjë që e detyroi të mungonte në ndeshjen e La Liga-s ndaj Xhironës.

Rafinja mungon që nga 26 shtatori për shkak të një dëmtimi në bicepsin femoral të këmbës së djathtë, me kohë rikuperimi të parashikuar prej tri javësh.

Përveç tyre, danezi Kristensen ishte i pranishëm në stërvitje, por u largua pasi ndjeu shqetësim. Ai nuk është përjashtuar nga ndeshja e së martës. Hansi Flik konfirmoi mungesat për sfidën e tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve : Ter Stegen, Zhoan Garsia, Gavi, Levandovski, Feran Tores, Rafinja dhe Dani Olmo.

LEXO EDHE:

Back to top button