Notë proteste në UEFA, Atletiko denoncon Arsenalin

Klubi i Atletiko Madrid ka bërë një notë proteste në UEFA, për mënyrën se si është pritur nga Arsenali, një ditë para ndeshjes së Ligës së Kampioneve mes dy skuadrave.

Madrilenët janë stërvitur në stadiumin “Emirates”, ashtu siç është zakoni për ndeshje të tilla. Por pas stërvitjes, i ka pritur një surprizë e pakëndshme. Lojtarët nuk mund të laheshin në ambientet e brendshme, pasi në stadium nuk kishte ujë të ngrohtë.

Punonjësit e stadiumit ia kishin komunikuar këtë ekipit që në momentin që mbërriti, duke shpresuar ta rregullonin defektin, por në fund të stërvitjes, kishin insistuar se nuk e kishin riparuar në kohë. Kësisoj, lojtarët janë larguar drejt hotelit për të bërë atje dush, në një situatë aspak të zakontë për nivele të tilla.

LEXO EDHE:

Back to top button