Liga e Kampionëve, derbi i mbrëmjes do të zhvillohet në Londër

Liga e Kampionëve rikthehet pas një pushimi 20-ditor, me nëntë ndeshje të planifikuara, ku më interesantja prej të cilave do të luhen në Londër midis Arsenalit dhe Atletiko Madridit.

Do të jetë një duel midis skuadrave që kanë luajtur shkëlqyeshëm kohët e fundit. “Topçinjtë” kanë fituar pesë ndeshje radhazi në të gjitha garat, ndërsa Atletiko ka fituar katër nga pesë ndeshjet e tyre të fundit.

Është një garanci për ndeshje të mira dhe të hapura ku mysafirët do të kenë një motiv më të madh, sepse, ndryshe nga Arsenali, i cili fitoi të dyja ndeshjet në Ligën e Kampionëve, lojtarët e Atleticos kanë një fitore dhe një humbje.

Në ndeshjet tjera, Bayer Leverkuseni e pret Paris Sen Zhermenin, Barcelona është nikoqire e Olimpiakosit, Man. Siti luan në udhëtim te Villarreali, teksa Interi është mysafir i Rojall Union.

Përballje interesante pritet të jenë edhe ato mes PSV Aindhoven-Napoli, Njukasëll -Benfika dhe Kopenhagë-Dortmund, teksa fokusi do të jetë edhe te dy ekipet që luajnë për herë të parë këtë sezon: Kairat Almati dhe Pafos.

Kjo ndeshje dhe ajo mes Barcelonës dhe Olimpiakosit luhen nga ora 18:45, ndërsa të gjitha përballjet tjera fillojnë nga ora 21:00.

LEXO EDHE:

Back to top button