Lëndimi në Kupën e Gjermanisë, De Ligt plot 6 javë jashtë terrenit

Bajern Munihu dhe kombëtarja holandeze janë në ankth për Matijs de Ligt. Mediat gjermane raportojnë se testet të cilave iu nënshtrua mbrojtësi në orët e fundit kanë zbuluar se De Ligt ka pësuar një dëmtim të ligamentit të gjurit të djathtë.
Mbrojtësi u dëmtua mbrëmjen e së mërkurës dhe la fushën në minutën e 25’ në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë kundër Sarbruken, skuadër që luan në kategorinë e tretë, por që eliminoi Bajern-in me rezultatin 2-1. Nga ky dëmtim Matijs de Ligt pritet të qëndrojë jashtë fushës së blertë për të paktën 4-6 javë.