Lëndohet Agron Rufati, dobësohet Maqedoni U21

Përfaqësuesja e Maqedonisë U21 do të jetë e dobësuar në prag të përballjes me Izraelin më 12 nëntor, pasi që mbrojtësi qëndror Agron Rufati u lëndua në stërvitjet e fundit dhe nuk do të udhëtojë për në Netania. Për shkak të pezullimit, Rufati nuk ishte edhe në përballjen e parë, ndërsa me arsye tjetër do të humb edhe përballjen e dytë me izraelitët. Shtesë e kësaj, trajneri Blagoja Milevski do të jetë pa Milan Ristovskin dhe Enis Fazlagiqin.

Kujtojmë që Maqedonia U21 gjendet në vendin e dytë në Grupin 6 në eliminatoret për Kampionatin Evropian me 14 pikë. Izraeli ka 12 pikë në vendin e tretë, ndërsa Spanja është e para me 22 pikë. Mali i Zi është në vendin e 5-të me 7 pikë, pas Kazakistanit me 10 pikë, ndërsa të fundit janë Ishujt Faroe me 6 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button